Kosova i dorëzon Serbisë mbetjet e tre trupave të vrarë gjatë luftës

Kosovë&Rajon

Kosova i dorëzon Serbisë mbetjet e tre trupave të vrarë

Mbetjet e tre trupa të qytetarëve serbë të vrarë në luftën e fundit në Kosovë, pritet t’u dorëzohen autoriteteve të Serbisë, ditën e sotme në pikën kufitare në Merdarë. Ata kanë qenë në mesin e 280 trupave të paidentifikuar në morgun e Prishtinës.

Ditor Haliti, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore ka thënë për Radion Evropa e Lirë se mbetjet e trupave që do të dorëzohen sot, janë mbajtur në Institut që nga paslufta, por ka pasur probleme për identifikimin e tyre.

“Kanë qenë në Institut, sepse nuk kanë mundur të identifikohen gjatë kësaj kohe për arsye se familjarët nuk kanë dhënë mostra të gjakut që të mund të identifikohen. Vitin e kaluar janë dhënë mostrat e gjakut të familjarëve edhe janë dërguar mostra shtesë të ADN-së, të cilat na kanë dhënë rezultatet e atyre që janë të identifikuar”, ka thënë ai.

Për pranimin e këtyre trupave kanë njoftuar edhe autoritetet e Serbisë. Në një komunikatë të lëshuar nga Qeveria e Serbisë, bëhet e ditur se sot në Merdarë, autoritetet e tyre do të pranojnë mbetjet e dy personave, ndërsa për personin e tretë, mbetjet do t’i pranojë familja e tij. Sipas Qeverisë në Beograd , ata janë vrarë në Ferizaj, Prizren dhe Prishtinë në vitin 1999.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion