Erdhi nga SHBA dhe ju bashkua protestës/ E reja: Ndajmë të njëjtat dhimbje

Aktualitet

Erdhi nga SHBA dhe ju bashkua protestës/ E reja: Ndajmë të

Gjatë protestës që po zhvillohet para godinës së Kryeministrisë, një e re e ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka marrë fjalën për të shprehur solidaritetin e plotë të diasporës me qëndresën e qytetarëve në Shqipëri.

E reja theksoi se largësia gjeografike nuk e zbeh lidhjen dhe shqetësimin e shqiptarëve të Amerikës për situatën në vendin e origjinës:

“Edhe pse jemi larg, ndajmë të njëjtat dhimbje si shqiptarët këtu. Ndjejmë përgjegjësi dhe detyrim të jemi këtu sot për të treguar se ju mbështesim. Në Nju-Jork janë bërë 8 protesta, si dhe janë organizuar tubime edhe në Boston, Uashington e Floridë.”

 

ME TE LEXUARAT