Incident në gjyqin në Hagë, Jakup Krasniqit i heqin kollaren me shqiponjën dykrenare

Kosovë&Rajon

Incident në gjyqin në Hagë, Jakup Krasniqit i heqin kollaren me

Në Hagë është duke vazhduar procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Në ngjarje e pazakontë ka ndodhur në nisje të sëances ditën e hënë ku, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi nuk është lejuar të hyje në sallë me kollaren e dizenjuar me shqiponjën dykrenare, simbolin e shqiptarëve.

Lajmi është bërë i ditur nga avokatja e tij, e cila edhe pyeti gjyqtarin se pse ka ndodhur kjo gjë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Z. Krasniqi ka pasur një kollare sot në mëngjes dhe ia kanë hequr, këtë kollare e ka pasur veshur edhe më herët në seanca të gjyqit,  a mund të dimë pse ia kanë hequr?” ka pyetur avokatja Alagendra.

Ndërsa, kryegjyqtari Charles Smith iu përgjigj se “nuk kam dijeni” dhe se do të interesohet për këtë çështje, duke kërkuar më pas që të vazhdohet me dëshmitarin e radhës.

Avokatja gjithashtu tregoi se sigurimi e ka detyruar Krasniqi të heqë kollaren.

ME TE LEXUARAT