I vihet flaka gjatë natës makinës së kryeinxhinierit të OSHEE në Durrës, dyshohet për shkak të detyrës

Aktualitet

I vihet flaka gjatë natës makinës së kryeinxhinierit të

Dy makina janë djegur gjatë natës në zonën e njohur si ish-URT në Durrës. Makinat kanë qenë të parkuara në afërsi të njëra-tjetrës, ndërsa zjarrvënia dyshohet e qëllimshme.

Njëri nga automjetet Fuoristrada, i përket kryeinxhinierit të OSHEE Arben Alushi. Dyshohet se zjarri i është vënë për shkak të detyrës.

Zjarri ka nisur te makina e Alushit dhe më pas flakët kanë përfshirë dhe makinën tjetër.

Policia po këqyr kamerat e sigurisë në zonë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

"Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 17, në automjetin tip "Benz" të parkuar, në pronësi të shtetasit A. A., ka rënë zjarr.

Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur dhe një automjet tjetër, në pronësi të shtetasit E. H., që ishte i parkuar pranë automjetit tip “Benz”.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit", njofton Policia. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion