I riu shqiptar nuk pyet për ligjin, reklamon armën në Tik Tok, e pëson pasi policia shikon videon

Kosovë&Rajon

I riu shqiptar nuk pyet për ligjin, reklamon armën në Tik Tok,  e

Të rinjtë po bëjnë çdo gjë për t'u bërë të famshëm në rrjetin social Tik Tok, aq sa nuk pyesin as për ligjin. Kemi parë shembuj të shumtë ku të rinj arrestohen pasi videoja raportohet tek autoritetet. I njëjta situatë i ka ndodhur dhe një të riu nga Kosova i cili është shoqëruar në komisariat pasi ka publikuar në rrjete sociale një foto me armë.

21-vjeçari me iniciale P.L. ka publikuar disa ditë më parë një foto me një pistoletë në rrjetin social “Tik-Tok”.

Gjithashtu policia e Gjakovës ka shoqëruar në komisariat dhe dy pronarët e mëparshëm të pistoletës, 25-vjeçarin me iniciale H.S. dhe 41-vjeçarin me iniciale L.T.

“Më të pranuar informatën hetuesit e këtij Stacioni policor kanë filluar intensivishtë të mirën më rast, dhe pas një pune të shkëlqyer dhe të suksesshme operative kanë arrite identifikojnë dhe shoqërojnë personin – të dyshuarin P.L. i lindur në vitin 2000, shqiptar/kosovar dhe pas intervistimit i njëjti ka deklaruar se arma të cilën e ka postuar në rrjetin social Tik Tok i përket personit te dyshuar H.S. i lindur në vitin 1996, shqiptar/kosovar i cili po ashtu është shoqëruar në zyrat e Stacionit policor, është intervistuar dhe deklaruar se armën në fjalë para ca muaj ia kishte shitur tani dyshuarit L.T. i lindur në vitin 1980, shqiptar/kosovar”, deklaroi Gjurkaj.

Policia ka njoftuar se të tre të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion