Talebanët shpallin fitoren në Panjshir, lideri i rebelëve: Po i furnizojnë me armë ndërkombëtarët!

Bota

Talebanët shpallin fitoren në Panjshir, lideri i rebelëve: Po i

Talebanët kanë shpallur fitoren ndaj provincës së “padepërtueshme” Panjshir në verilindje të Kabulit, i cili ishte i vetmi territor i pazaptuar deri më tani.

Grupi i luftëtarëve kanë publikuar një video në rrjetet e tyre sociale duke ngritur flamurin e tyre në këtë rajon, çka simbolizon fitore.

Por luftëtarët e provincës, shprehen për mediat botërore se ende nuk janë larguar plotësisht nga rajoni. Sipas tyre, ata janë grupuar në pika strategjike të luginës dhe do të vijojnë luftimet.

Lideri i tyre, Ahmad Massoud ka shpallur luftë të hapur kundër talebanëve. Madje ai hedh akuza dhe ndaj shteteve të tjera të cilët kanë legjitimuar qeverinë e re afgane.

Në një audio regjistrim të publikuar në rrjete sociale, lideri i luftëtarëvëe të Rezistencës kombëtare në Panjshir thotë se komuniteti ndërkombëtar po furnizon me armë talebanët dhe po i mbështet ata politikisht.

“Ju bëj thirrje të gjithëve, qoftë brenda Afganistanit ose jashtë, të ngrihemi kundër talebanëve dhe të ruajmë dinjitetin dhe lirinë e shtetit tonë” – është shprehur Massoud.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion