U plagosën 2 gra, arrestohet tekniku i kompleksit në Astir pas shkëputjes së ashensorit

Aktualitet

U plagosën 2 gra, arrestohet tekniku i kompleksit në Astir pas

Pas ngjarjes së rëndë me 2 të plagosura, policia e Tiranës ka arrestuar teknikun e mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve të kompleksit të pallateve “Fratari” në “Astir”, ndërsa u procedua penalisht edhe administratori i firmës, që është vëllai i tij.

I arrestuari është Dëfrim Shabani 34 vjeç, banues në Tiranë. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Ndërsa administratori i firmës, vëllai i të arrestuarit, Dritan Shabani 37 vjeç është proceduar në gjendje të lirë po për të njëjtën vepër penale.

Njoftimi i policisë

Vihet në pranga tekniku i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve, të kompleksit të pallateve “Fratari”, në Astir. Proçedohet penalisht dhe administratori i firmës së mirëmbajtjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” të shtetasit D. Sh., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë mesnatës, dyshohet se duke qënë i punësuar si teknik i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve, në kompleksin e pallateve “Fratari”, në Astir, nuk ka konstatuar problemin teknik që ka patur ashensori i njërit prej pallateve të kompleksit, i cili është shkëputur, duke rënë në gjëndje të lirë sëbashku me disa shtetas që ndodheshin në të. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. S., 27 vjeçe, e cila ndodhet ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.


Po në vijim të veprimeve është proceduar në gjëndje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” vëllai i tij shtetasi D. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, administrator i firmës ku ishte i punësuar vëllai i tij shtetasi D. Sh si teknik i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshem.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion