I riu nga Kosova godet me thikë mësuesen në Gjermani

Kosovë&Rajon

I riu nga Kosova godet me thikë mësuesen në Gjermani

Një sulm me thikë ka shkaktuar panik në një shkollë profesionale në Essen, në rajonin e Renanisë Veriore-Vestfalisë.

Sipas informacioneve të raportuara nga mediat gjermane, një nxënës nga Kosova, 18 vjeç ka sulmuar me thikë një mësuese, duke e plagosur rëndë në bark.

Ajo ndodhet në gjendje të rëndë dhe po i nënshtrohet një operacioni urgjent në klinikën universitare të qytetit. Ende nuk dihet nëse është në rrezik për jetën.

Autoritetet policore kanë ndërhyrë menjëherë dhe raportohet se sulmuesi është neutralizuar me armë zjarri. Në vendngjarje po zhvillohet një operacion i gjerë nga forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës.

Rasti po hetohet nga autoritetet lokale, ndërsa shkolla mbetet e mbyllur për sigurinë e nxënësve dhe stafit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion