I grabitën makinën në Shqipëri, 21-vjeçari nga Kosova rrëfen detajet nga ngjarja

Kosovë&Rajon

I grabitën makinën në Shqipëri, 21-vjeçari nga Kosova

Ka folur për mediat kosovare Meriton Ahmetaj, 21-vjeçari që ra pre e grabitjes në Shqipëri. Kujtojmë se para disa ditësh makina e tij u grabit nën kërcënimin e armëve. Ai ka treguar se gjatë rrugës në Milot vetura mbrapa kishte lëshuar rrotacionin, duke i kërkuar të hapë krahun.

Meritoni duke gjykuar se mund të jenë policë civilë kishte ndaluar, pasi thotë se në atë moment kishte tejkaluar shpejtësinë nga 60 në 80 km në orë. Ai tha se personat kishin të folurën e veriut dhe ishin me dy vetura me tabela italiane.

Babai i tij, Rrahmani, thotë se qeveria shqiptare duhet ta rrisë sigurinë në rrugë dhe jep vërejtje për numrin e vogël të patrullave në autostradë. Lidhur me rastin Ahmetaj tregon se përveç autoriteteve në Shqipëri, është angazhuar edhe Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit. Derisa ai thotë se ka adresuar letër edhe presidentit Ilir Meta, nga i cili ka marrë mbështetje për zbardhjen e rastit./express

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion