Hodhën foshnjën e porsalindur në plehra, babai: Nuk e vramë, por lindi para kohe dhe pa shenja jete

Kosovë&Rajon

Hodhën foshnjën e porsalindur në plehra, babai: Nuk e vramë,
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vravronë të Greqisë, ku një çift nga Nepali hodhën foshnjën e tyre të porsalindur në plehra. Mediat greke raportuan se gruaja shkoi në spital me gjakderdhje, por pa e përcaktuar nëse kishte abortuar apo kishte bërë lindje normale. Por pas kqyrjes së kamerave të zonës ku ata jetonin, u identifikua babai i foshnjës, teksa e mbante në krah dhe e hodhi në plehra.

Protothema.gr raporton se babai ka deklaruar në polici se foshnjën nuk e kanë vrarë, por ka lindur para kohe dhe pa shenja jete.

“Ishte gjëja më e keqe që kam parë në jetën time”, deklaroi një zyrtar i komunës ku çifti jetonte.

Duke përshkruar pamjen e tmerrshme që ka parë, ai shtoi më tej: “Koka e foshnjës ishte e ngjeshur, dora e vogël i dilte jashtë”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion