Fundi tragjik i vajzës së preferuar të Ratko Mlladiçit, vrau veten nga turpi me armën që i kishte dhuruar i ati

Kosovë&Rajon

Fundi tragjik i vajzës së preferuar të Ratko Mlladiçit,

Më 24 mars 1994, në kulmin e luftës në Bosnje, një tragjedi goditi familjen e Ratko Mlladiçit. Vajza e tij, Ana Mlladiç, studente 23-vjeçare e mjekësisë në Beograd, u gjet e vdekur pasi, sipas hetimit zyrtar, kishte qëlluar veten me një pistoletë Zastava 7.65 milimetra që i përkiste të atit.

Arma kishte një vlerë të veçantë për Mlladiqin. Sipas biografëve të tij, ai e kishte marrë si dhuratë pas diplomimit në shkollën ushtarake dhe e konsideronte armën e tij të preferuar. Madje, thuhet se ishte betuar se do ta përdorte vetëm për të festuar lindjen e nipit ose mbesës së parë.

Vdekja e Anës u regjistrua si vetëvrasje, por familja e Ratko Mlladiqit nuk e pranoi kurrë këtë përfundim. Për vite me radhë, ata kanë pretenduar se 23-vjeçarja ishte vrarë nga armiqtë e tij gjatë luftës. Megjithatë, këto pretendime nuk u provuan dhe versioni zyrtar mbeti ai i vetëvrasjes.

Arsyet që e shtynë Anën drejt këtij akti nuk janë sqaruar kurrë.

Një nga teoritë e përmendura në libra dhe biografi kushtuar Mlladiqit është se ajo kishte rënë në depresion pasi, gjatë një udhëtimi në Moskë, mësoi më shumë për raportimet mbi rolin e të atit në luftën e Bosnjës, përfshirë rrethimin e Sarajevës dhe krimet për të cilat ai më vonë do të akuzohej. Kjo mbetet një teori e autorëve dhe nuk është konfirmuar nga ndonjë hetim zyrtar.

Historianë dhe biografë që kanë studiuar jetën e Ratko Mlladiqit kanë shkruar se vdekja e së bijës pati ndikim të madh tek ai. Sipas tyre, pas marsit të vitit 1994, sjellja e komandantit serb gjatë luftës u bë edhe më e ashpër dhe më e paparashikueshme. Ngjarjet që pasuan do të hynin ndër më të tmerrshmet e luftës në Bosnje. Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem boshnjakë në Srebrenicë. Mlladiçi u shpall fajtor për gjenocidin në Srebrenicë, si edhe për rrethimin shumëvjeçar të Sarajevës dhe fushatën e spastrimit etnik kundër popullsisë joserbe në Bosnje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion