Emri/ Gjendet i vdekur në mes të rrugës 64-vjeçari, dyshimet e para
Lajmifundit
/
6 Qershor 2023, 11:50
Aktualitet

Një 64-vjeçar është gjetur pa shenja jete në mes të rrugës në qytetin e Maliqit. Kanë qenë familjarët e viktimës ata të cilët kanë gjetur njeriun e tyre të vdekur.
Nga informacionet paraprake dyhsohet se kemi të bëjmë me një vdekje natyrale. Viktima është identifikuar si Bajram Dervishi, ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Pritet kryerja e ekspertizës mjeko-ligjore për të zbardhur shkakun e saktë të vdekjes së 64-vjeçarit.


