Hashim Thaçi la burgun e Hagës dhe shkoi në Kosovë, zbulohet arsyeja e lirimit të ish-presidentit

Kosovë&Rajon

Hashim Thaçi la burgun e Hagës dhe shkoi në Kosovë,

Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka lënë qelinë për disa orë dhe ka shkuar në Kosovë pasi Gjykata Speciale ka plotësuar kërkesën e tij.

Mësohet se shkak për lirimin e Thaçit për disa orë ka qenë gjendja e rënduar shëndetësore e nënës së tij.

Raportohet se nëna e Thaçit ka dalë nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ku trajtohej prej disa ditësh për shkak të gjendjes së saj.

Thaçi tanimë ndodhet në banesën e familjes së tij në Burojë, teksa zona është rrethuar nga forca të shumta policie, si edhe nga EULEX-i

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion