Haradinaj: Opozita i fitoi zgjedhjet, të bashkëpunojmë për formimin e Qeverisë
Lajmifundit
/
9 February 2025, 20:20
Kosovë&Rajon

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se opozita i ka fituar zgjedhjet.
Ai tha se rezultati i AAK-së është dyshifrorë e jo siç është paraqitur në Exit Pollet nga 6 deri 8%.
Ai tha se pres të bashkëpunojë me opozitën për formimin e Qeverisë.
“Ne jemi të sigurt që kemi rezultat dyshifror, këtë do ta vërtetojmë me numërimin e vendit.
Ajo që po më gëzo është se opozita i ka fituar zgjedhjet dhe pres me padurim të bashkëpunojmë për formimin e Qeverisë”, ka thënë Haradinaj. /Gazeta Express


