Gruaja 26-vjecare nga Kosova lind katërnjakë, tre djem e një vajzë

Kosovë&Rajon

Gruaja 26-vjecare nga Kosova lind katërnjakë, tre djem e një

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës një nënë nga Podujeva ka lindur katërnjakë.

“Nëna me inicialet D. S., 26 vjeçe, ka lindur me operacion, në kujdes shëndetësor të mjekëve, mamive dhe infermierëve”, thuhet në njoftim.

Thuhet se tre fëmijë janë të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore. Nëna bashkë me fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Tani fëmijët janë nën përkujdesje të stafit mjekësor në Klinikën e Neonatologjisë, ku janë duke marrë trajtimet e nevojshme”, thuhet tutje në njoftim.  

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion