Greqia i kërkon Parlamentit Europian heqjen e imunitetit të deputetit socialist të PASOK-ut, Nikos Papandreu

Kosovë&Rajon

Greqia i kërkon Parlamentit Europian heqjen e imunitetit të deputetit

Autoritetet greke i kanë paraqitur një kërkesë Parlamentit Evropian për të hequr imunitetin nga ndjekja penale të deputetit socialist të PASOK-ut, Nikos Papandreu, tha të hënën kryetarja e dhomës Roberta Metsola.

Metsola nuk specifikoi arsyen e bërjes së kërkesës, duke thënë se ajo do të shqyrtohej nga shërbimet ligjore të Parlamentit Europian.

Bashkëpunëtorë të ngushtë të Papandreut , djali i themeluesit të ndjerë të PASOK-ut dhe ish-kryeministrit Andreas Papandreu dhe vëllai i ish-kryeministrit George Papandreu – thanë se procesi kishte të bënte me “një mosmarrëveshje të zakonshme pune”.

Ata shtuan se Papandreu, i cili është 69 vjeç, “e mirëpret procesin dhe ka besim të plotë në rezultatin e tij”.

Një komision pritet të vendosë nëse imuniteti i Papandreut do të hiqet.

Papandreu ka qenë anëtar i Parlamentit Europian që nga maji i vitit 2023

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion