Fundi i dialogut? Kurti: Po përgatitemi ta akuzojmë Serbinë për krime lufte!

Kosovë&Rajon

Fundi i dialogut? Kurti: Po përgatitemi ta akuzojmë Serbinë

Albin Kurti deklaroi se po bëhen përgatitje që Serbia të akuzohet si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Edhe Ministria e Drejtësisë dhe këshilltarët ligjor edhe ekspertë ndërkombëtarë janë duke bërë përgatitjet që Serbia të mbahet përgjegjëse për krimet e luftës, të cilat janë në fakt kundër njerëzimit dhe genocide“, u shpreh kryeministri i Kosovës.

Ai nuk dha detaje të mëtejshme, por u shpreh se këto janë çështje të brendshme dhe në kohën e duhur jepen njoftimet e nevojshme. Në muajin shkurt u zhvillua ceremonia e dorëzimit të dokumenteve të para në Institutin për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.

 Kurti i ftoi atëherë të gjithë dokumentuesit, hulumtuesit e pavarur, shoqëria civile, ekspertët e jashtëm, media e gazetarë e të gjithë qytetarët që kanë materiale e dëshmi t’i drejtohen këtij institucioni.

Komentet e tij vijnë në një kohë kur raunde të reja bisedimesh në nivel negociatorësh janë zhvilluar në Bruksel me shpresën të gjendet një zgjidhje për çështjen e dinarit serb, që e ktheu disa hapa prapa avancimin e procesit të dialogut Prishtinë-Beograd.

 I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak e bëri të qartë se ka varur shpresa tek takimi i 4 prillit, edhe pse në përballjet e deritanishme nuk është shënuar asnjë përparim.

“Ne u ripajtuam që të takohemi prapë javën e ardhshme me ambicien që të gjejmë një zgjidhje”, shkroi Lajçak. Të dyja palët në takimin e së hënës në Bruksel paraqiten propozimet e tyre, diskutuan për to por nuk dhanë detaje. Palët kritikuan njëra-tjetrën, ndonëse Lajçak tha se propozimet qartësuan shumë gjëra.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion