Krimet e luftës në Kosovë, Albin kurti: Drejtësi për viktimat

Kosovë&Rajon

Krimet e luftës në Kosovë, Albin kurti: Drejtësi për

Ditën e sotme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në takimin e parë të Grupit Punues për Institutin për krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë. Në fjalën e tij, Kurti tha se duhet të veprojnë me kujdes pasi nuk mund të gabojnë.

 “Nuk e kemi luksin të gabojmë kësaj radhe, nuk kemi mundësinë të eksperimentojmë e të dështojmë me eksperimentet tona, për këtë arsye është thelbësore që të bashkojmë forcat dhe të përkrahim njeri-tjetrin, të gjithë. Qëllimi i të gjithë neve është i përbashkët dhe ka të bëjë me institucionalizimin dhe me mbrojtjen dhe ruajtjen e kujtesës kolektive”, u shpreh Kurti, duke theksuar se paqja kërkon drejtësi por edhe rehabilitim.

E pranishme në aktivitet ishte edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila u shpreh se dokumentimi luan rol kyç në krijimin e shoqërive të hapura dhe të drejta. “Dokumentimi i krimeve të luftës ka ndihmuar në krijimin e kujtesës kolektive, në ndjekjen penale të autorëve të krimit, në identifikimin e viktimave…Këto janë masa praktike me të cilat trajtohet e kaluara”, ka thënë Haxhiu.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion