Aksidentohet automjeti i eskortës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, detajet e para...

Kosovë&Rajon

Aksidentohet automjeti i eskortës së kryetarit të Kuvendit

Një aksident ka ndodhur sot në autostradën Ferizaj-Gjilan, në fshatin Sojevë, ku u përfshi automjeti i eskortës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

Sipas Policisë së Kosovës, nuk ka persona të lënduar nga aksidenti. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha se në ngjarje ishin të përfshira një veturë zyrtare e policisë dhe një veturë civile me targa vendore.

Ai shtoi se janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe njësia e hetimeve të aksidenteve ka dalë në vendngjarje për trajtimin e rastit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion