Dyshohet se ra nga ballkoni i banesës, vdes ish- zyrtarja në Kosovë

Kosovë&Rajon

Dyshohet se ra nga ballkoni i banesës, vdes ish- zyrtarja në

Ka ndërruar jetë Arzie Nuhiu, ish-asamblistja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Gjilan. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Lajmin e dha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Sot me 21 korrik 21 rreth  orës 03:50 të mëngjesit, Policia e Kosovës në Gjilan   ka pranuar  informatën se në rrugën ‘Raif Halimi’, në pjesën e pasme të njërës nga  ndërtesat në këtë rrugë është vërejt një trup i personit të gjinisë femërore. Njësitet policore nga stacioni policor i Gjilanit me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Më pas nga familjarët është identifikuar se bëhet fjalë për A. N. (1977) femër  shtetase e Kosovës, që ishte duke banu  në katin e pestë të ndërtesës në këtë rrugë. Dyshimet fillestare janë se e njëjta ka rënë nga ballkoni i banesës së saj ku ishte duke jetuar.

Dyshohet se ra nga ballkoni i banesës, vdes ish- zyrtarja në

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në  vendngjarje   ka  prezantuar  shërbimi  Emergjent (ndihma e parë ) ku nga   mjeku  kujdestar i  kësaj  njësie  është   konstatuar  vdekja. Në  vendngjarje ka prezantuar prokurori i shtetit për  “Krime  të Rënda”, njësitet   e  hetimeve dhe forenzikës rajonale. Prokurorin i shtetit ka urdhëruar që  trupi  i pa  jetë   dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore –  Prishtinë. Rrethanat  dhe motivet se si ka ndodhë ky rast i rëndë ende nuk dihen. Rasti për momentin është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë” dhe hetimet e mëtejme janë duke i udhëheq Policia e Kosovës njësitet e hetimeve Rajonale në koordinim me Prokurorin e shtetit”, ka treguar Hashani.

ME TE LEXUARAT