Dyshime për punësime të paligjshme, arrestohet ministrja e Punës në Sarajevë!

Kosovë&Rajon

Dyshime për punësime të paligjshme, arrestohet ministrja e

Policia në Sarajevë ka arrestuar Enda Paviç-Paçenkoviç, ministre e Punës dhe Politikës Sociale, Personave të Zhvendosur dhe Refugjatëve, nën dyshimet për punësim të paligjshëm, konfirmuan nga Zyra e Prokurorit në Kantonin e Sarajevës.

Policia ka bastisur zyrat e Ministrisë së Punës dhe Ministrisë së Shkencës, Arsimit dhe Rinisë në Kantonin e Sarajevës. Bastisjet dhe arrestimi i ministres së Punës janë në kuadër të vazhdimit të operacionit të quajtur “Zarfi”. Në kuadër të këtij operacioni, më 10 prill u arrestua ministrja e Shkencës, Adna Mesihoviq, po ashtu nën dyshime për punësim të paligjshëm.

Zyra e Prokurorit në Kantonin e Sarajevës i akuzon ministren Paviq-Peçenkoviq (nga Partia Socialdemokrate e Bosnje e Hercegovinës) që së bashku me ministren Mesihoviç (nga partia Për Gjeneratën e Re) se me ndërmjetësimin e Ibrahim Obhoxhash, kanë favorizuar motrën e Obhoxhashit për t’ia mundësuar punësimin asaj në Ministrinë e Punës.

Obhoxhash është anëtar i Bordit të Drejtorëve në Agjencinë e Punësimit në Kantonin e Sarajevës dhe ishte anëtar i Komisionit që kreu procedurën e punësimit. Ai u arrestua më 11 prill dhe dyshohet për veprën penale të pranimit të dhuratave apo formave të tjera të përfitimit apo të ndërmjetësimit në emërimin e drejtorit të Qendrës Studentore në Sarajevë./ REL

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion