"Hedh asfalt elektoral", paditet në SPAK kryebashkiaku i Maliqit
Lajmifundit
/
25 Prill 2025, 15:54
Aktualitet

Partia Demokratike kallëzoi këtë të enjte në SPAK kryebashkiakun e Maliqit Gëzim Topçiu për shpërdorim detyre.
Drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Ivi Kaso, e akuzon Topçiun për punësime elektorale dhe thotë se pavarësisht kufizimeve ligjore, ka kryer procedura prokurimi dhe ka autorizuar asfaltime rrugësh.
Kryebashkiaku Topçiu ka hedhur poshtë këto akuza duke deklaruar se gjithçka është konform ligjit dhe se puna e bashkisë në shërbim të banorëve nuk mund të marrë ngjyrime politike


