Meta "akt paqeje" me mazhorancën, uron Lindita Nikollën: Tani asnjë sekondë bojkot!

Politikë

Meta "akt paqeje" me mazhorancën, uron Lindita Nikollën:

Presidenti Ilir Meta ka uruar kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën pas marrjes së detyrës.
Përmes një postimi në Facebook, ai shprehet se tani asnjë sekond bojkot nuk ka vlerë dhe kuptim, duke theksuar se duhet bashkëpunim për interesin e vendit dhe forcimin e demokracisë.

“Urime Kryetares të zgjedhur sot nga Kuvendi i ri i konstituar i Republikës së Shqipërisë!

Më në fund kemi mbyllur dy vitet më të errëta të historisë tonë parlamentare, në këto tre dekada, me pasoja shumë të rënda dhe afatgjata për demokracinë, shtetin e së drejtës, integrimin europian dhe gjendjen ekonomike e sociale të qytetarëve tanë.

Tani asnjë sekondë bojkot, nuk ka vlerë dhe kuptim! Mbështetje për Kryetaren e zgjedhur, Sh.S.Znj Lindita Nikolla dhe bashkëpunim për interesin e përbashkët të forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, rivendosjes së llogaridhënies në Kuvend dhe respektimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, shkruan Meta.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion