“Dilni jashtë, dilni jashtë”, dalin pamjet nga momenti i zjarrit në lokal në Maqedoninë e Veriut
Lajmifundit
/
16 Mars 2025, 09:43
Kosovë&Rajon

Momentet e tmerrit në klubin Pulse në Koçan të Maqedonisë së Veriut janë publikuar në mediat vendase.
Në pamje duket grupi që po performon dhe më pas shpërthejnë mjetet piroteknike.
“Dilni jashtë! “Dilni jashtë, do të kthehemi ”, thotë pjesëtari i grupit DNK Panço para të pranishmëve pasi u shfaqën flakët e para nga zjarri i mbrëmshëm në klub.
Si pasojë e zjarrit humbën jetën më shumë se 50 persona, ndërsa të lënduar raportohet për mbi 100 të rinj.
Sipas mediave vendase koncerti u ndoq nga 1500 njerëz.


