Përplasen dy makinat në Durrës, plagosen drejtuesit e mjeteve, njëri mbetet i bllokuar
Lajmifundit
/
16 Mars 2025, 08:46
Aktualitet

Dy makina janë përfshirë në një aksident mëngjesin e kësaj të diele në Kodrën e Rrushbullit në Durrës.
Një automjet tip “Wolksvagen” dhe një tjetër tip “Ford” janë përplasur kokë më kokë, ndërsa dy drejtuesit e tyre janë plagosur dhe kanë përfunduar në spital.
Njëri nga shoferët, kokretisht drejtuesi i “Ford”-it ka mbetur i bllokuar në makinë dhe është dashur ndëhyrja e forcave zjarrfikëse për ta nxjerrë.
Të dy drejtuesit janë dërguar me ambulancë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


