Digjen dy automjete me targa serbe në Mitrovicë të Veriut, dyshimet

Kosovë&Rajon

Digjen dy automjete me targa serbe në Mitrovicë të Veriut,

Në Mitrovicë të Veriut janë gjetur të djegura dy vetura me targa serbe. Njëri është i tipit Skoda Octavia dhe tjetri një Mercedes C Clas.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe hetuesi kujdestar i cili edhe ka njoftuar Prokurorin për të iniciuar rastin “zjarrëvënie”.

Zv. drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani ka thënë për mediat kosovare se aktualisht s’ka të dyshuar.

“Sot me date 01.06.2024 rreth orës 02:25 në rrugën Kral Petri – Veri Mitrovice veturën e tipit Skoda Octavia ngjyre e kuqe me targa Serbe ishte përfshirë komplet nga zjarri dhe ky zjarr e ka kapluar edhe veturën e tipit Mercedes C clas ngjyre e zeze me targa Serbe.

Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikëset që e kanë lokalizuar zjarrin, eksperti i zjarrit dhe hetuesi kujdestar ku e ka njoftuar Prokurorin Kujdestar i cili ka udhëzuar që rasti te iniciohet “zjarrëvënie”.

Të dyshuar për momentin nuk ka”, ka thënë Elshani.

 

ME TE LEXUARAT