Detaje tronditëse nga vrasja e 20 vjeçares në Greqi, Karolina ia pa fytyrën vrasësit!

Kosovë&Rajon

Detaje tronditëse nga vrasja e 20 vjeçares në Greqi, Karolina

Policia greke ka zbuluar detaje të tjera në lidhje me vrasjen makabre të 20-vjeçares gjatë një grabitjeje në Glyka Nera të Athinës. Mediat vendase raportojnë se gjatë grabitjes, ku autorët mbyten me duar nënën pranë foshnjës së saj 11 muajshe, njërit prej tyre i ra maska duke bërë që t’i zbulohej fytyra.

Media greke ERT, tregon se bashkëshorti i Karolinës ka rrëfyer në polici se në momentin që autorët janë munduar të neutralizojnë gruan e ndjerë, I ka rënë maska duke I zbuluar fytyrën.


‘Ai person ishte rreth 30 vjeç, me ngjyrë dhe nuk foli fare gjatë grabitjes. I vetmi moment kur foli ishte në momentin që po dilnin nga shtëpia. Folën një gjuhë që nuk e njoh”, ka deklaruar piloti.

Policia dyshon se një ndër shkaqet që çuan në vrasjen e Karolinës nga grabitësit është pikërisht fakti se ajo i pa fytyrën. Grabitësit menduan se vranë edhe bashkëshortin e saj duke u siguruar që nuk i pa njeri që mund të dëshmonte.

Policia, vazhdon përpjekjet për identifikimin e autorevë dhe ka vazhduar të tregojë foto të banditëve të mundshëm për të identifikuar vrasësin e gruas. Kjo do të vazhdojë në ditët në vijim, pasi një numër i madh ka një numër të madh të dyshuarish raportojnë mediat greke.  Policia pret gjithashtu rezultatet nga laboratorët, pasi besojnë me siguri se vrasësi i Karoline la material gjenetik në trup dhe rrobat e gruas, që e mbyti dhe e lidhi në shtrat.

Analistët e EL.AS besojnë se tre grabitësit janë anëtarë të një bande të madhe shqiptarësh dhe romësh, të cilët zhvillojnë vjedhje të organizuara, duke bërë edhe më të vështirë kapjen e tyre.

Ngjarja ka tronditur të gjithë komunitetin për brutalitetin e grabitësve, por edhe faktin se çifti kishte një vajze të vogël, vetëm 11 muajsh, e cila u gjet sipër trupit të nënës së vdekur pasi kishin ikur grabitësit. Ata morën rreth 10 mijë euro në cash nga shtëpia dhe disa bizhuteri

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion