A i pëlqen të jetë shefja e opozitës? Grida Duma: Kërkojeni ku të doni, nuk…

Politikë

A i pëlqen të jetë shefja e opozitës? Grida Duma:

Grida Duma, shefe e opozitës? Kjo pyetje u lëshua në emisionin “Zonë e Lirë” këtë të premte ku protagoniste në studio ishte vetë Duma, por që kur e vuri re i kërkoi Arian Çanit ta hiqte.

Duma tha se në këto momente mes opozitës kërkohet kompaktësi dhe jo diversion. Pasi Çani tha se e kishte shtruar këtë pyetje për provokim pasi, sipas tij, kërkohet një lider i ri i opozitës, ky i fundit, Grida Duma tha se nuk do të gjendet tek ajo.

Deputetja e zgjedhur u shpreh se nuk e ka në çështjet e saj marrjen në dorë të drejtimit të opozitës.

Biseda në studio: 

Grida Duma: O Çani të të kërkoj unë ty një gjë, që shefja e re e opozitës ta heqësh?

Arian Çani: Po pse e ndërpret Curin?

Grida Duma: Tani e shikoj atë.

Arjan Curi: Ka hallin e vet.

Grida Duma: Pse i bën këto gjëra?

Arian Çani: Provokim është!

Grida Duma: Provokim, por jo afër të vërtetës, as objektiv domethënë sepse sot më shumë se kurrë është kompaktësia, jo diversioni.

Arian Çani: Po kërkojmë një lider të ri të opozitës o Grida?

Grida Duma: Kërkojeni ku të doni, nuk e gjeni tek unë.

Arian Çani: Ledio mund ta heqësh. Është e drejtë e Gridës totale. Po e mbaja me qëllim, do ta shohë Grida apo jo? Kur ta shohë thashë do ta heq. Pyetjen kam të drejtë ta bëj?

Grida Duma: Patjetër!

Arian Çani: Ka të drejtë publiku “të luajë” në shtëpi.

Grida Duma: Unë e dëgjova në dhomën e pritjes ndërkohë që e pyesnit zotërinë do ishte apo jo kandidat dhe nuk jepte dot përgjigje. Nuk jam njeri që kam problem të them një gjë. Prandaj nuk e kam fare problem pasi nuk hyn fare në çështjen time kjo çështja e shefes së opozitës.

Arjan Curi: Ishte një pyetje që projektonte të ardhmen pas shumë vitesh. Domethënë jo të jeni ju një femër e cila rrëzon Ramën për shembull, pasi unë mendoj se vetëm një grua mund ta rrëzojë Ramën. Kjo ishte për të ardhmen.

Grida Duma: E kuptoj, por kjo aktualitetit i jep shumë spekulim.

Arjan Curi: Dëshira e Çanit ishte të ishte Imami shef i opozitës, kurse dëshira ime ishte të ishit ju.

Grida Duma: Unë të falenderoj për vlerësimin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion