Dështon përpjekja për të formuar qeverinë, shteti ballkanik shpall zgjedhje të parakohshme

Kosovë&Rajon

Dështon përpjekja për të formuar qeverinë, shteti

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, shpalli zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 korrik.

Vendimi pasoi dështimin e Parlamentit javën e kaluar për të formuar Qeverinë. Radev po ashtu emëroi aleatin e tij të ngushtë, Stefan Yanev, kryeministër të përkohshëm.

Yanev aktualisht është sekretar për siguri dhe mbrojtje i presidentit.

Detyrat kryesore të kabinetit të tij të përkohshëm do të jenë organizimi i zgjedhjeve dhe menaxhimi i pandemisë së koronavirusit. Partitë kryesore bullgare bënë tri përpjekje të dështuara për të formuar Qeverinë, pas zgjedhjeve të 4 prillit.

Partia e qendrës së djathtë GERB, e kryeministrit në largim, Boyko Borisov, doli e para në zgjedhje, por ajo fitoi vetëm 26 për qind të votave – të pamjaftueshme për të formuar Qeverinë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion