Rritet numri i rasteve të reja me Covid, 4 viktima dhe 50 të infektuar në 24 orët e fundit

Aktualitet

Rritet numri i rasteve të reja me Covid, 4 viktima dhe 50 të infektuar

Është rritur numri i rasteve të reja me Covid-19 në vendin tonë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë shënuar 50 raste të reja dhe 4 humbje jete nga COVID.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. 


Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2956 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 50 qytetarë. 
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 13 raste në Tiranë, 5 raste në Shkodër dhe Devoll, 4 raste në Vlorë dhe Skrapar, 3 raste në Sarandë, 2 raste në Kukës, Pogradec, Dropull, 1 rast në Fier, Korçë, Elbasan, Lezhë, Has, Kavajë, Mirditë, Tropojë, Mallakastër dhe Kolonjë. 



Në 24 orët e fundit janë shëruar 1020 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 119,061 që nga fillimi i epidemisë. 

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 96 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.  
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 4 qyetetarë: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 64-78 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
 
Statistika (11 Maj 2021) 
Raste të reja ditore         50
Të shëruar në 24 orë      1,020
Të shtruar në spitale      96
Humbje jete në 24 orë   4
Testime ditore                2,956

Testime totale             663,228
Raste pozitive             131,803
Raste të shëruara         119,061
Raste Aktive                10,322
Humbje jete                  2,420

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 
Tiranë    8545
Shkodër    301
Fier         246
Korçë               215 
Gjirokastër     228
Durrës    158
Vlorë        178
Elbasan      132
Lezhë       102
Berat        91
Dibër       70
Kukës        56

ME TE LEXUARAT