Covid-19 vret një 21-vjeçare në Kosovë
Një 21-vjeçare ka mbetur e vdekur ditën e sotme në Kosovë, si pasojë e Covid-19. Lajmi u bë me dije nga zëdhënëses së QKUK-së, Mirlinda Qyqalla, që sipas saj, e reja kishte sëmundje të tjera shoqëruese.
“Zyra për informim e QKUK-së, ju konfirmon se bazuar në njoftimin nga Njësia e Mjekimit Intensiv Qendror- COVID, sot në orët e mëngjesit janë raportuar dy vdekje të pacienteve të konfirmuar me COVID-19. Një paciente e lindur në vitin 2000, e cila përveç se ishte e prekur nga COVID-19, kishte edhe probleme të tjera shoqëruese shëndetësore. Përkundër kujdesit maksimal nga ekipi kujdestar, ajo nuk ka arritur të mbijetonte”, ka thënë zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.


