Covid-19 në Kosovë, 41 pacientë janë në gjendje të rëndë
Lajmifundit
/
9 September 2021, 12:35
Kosovë&Rajon

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se në vend po kurohen 200 pacientë me Covid-19. Sipas njoftimit zyrtar, 41 prej pacientëve janë në gjendje të rëndë, 8 janë në CPAP. Ndërkohë që mjekët u kanë bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen e të mbrojnë veten.
“Gjendja aktuale e pacientëve me Covid-19 më datë 8.09.2021: 200 pacientë janë të shtrirë; 160 pacientë janë në Oksigjenoterapi; 8 pacientë janë në CPAP;
41 pacientë ne gjendje të rëndë; 19 pacientë të pranuar; 21 pacientë të shëruar. Mbroje vetën vaksionohu”, shkruhet në njoftimin zyrtar.


