I moshuari tenton të hidhet nga pallati në Tiranë

Aktualitet

I moshuari tenton të hidhet nga pallati në Tiranë

Policia Bashkiake ka parandaluar një 57-vjeçar që të kryejë vetëvrasje. Gjatë kontrollit rutinë të territorit në Njësinë Bashkiake Nr. 4, efektivët e Policisë Bashkiake konstatuan se në rrugën “Spiro Çipi” në Tiranë, një person me inicialet M. Gj., në gjendje të rënduar psikologjike po tentonte të hidhej nga ballkoni i banesës.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të efektivëve të Policisë Bashkiake, u bë i mundur neutralizimi i tij. Më pas, Policia Bashkiake ka njoftuar ambulancën dhe kolegët e tyre të policisë së shtetit për veprimet e mëtejshme.

Krahas punës së saj të përditshme për kontrollin e territorit, në jo pak raste policia bashkiake ka parandaluar ngjarje të tilla duke shpëtuar jetë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion