Bilanci në Kosovë, 3 viktima dhe 158 raste të reja nga COVID-19

Kosovë&Rajon

Bilanci në Kosovë, 3 viktima dhe 158 raste të reja nga COVID-19

KOSOVA
Kosova ka regjistruar 3 viktima dhe 158 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Bilanci i sotëm nuk ndryshon shumë nga ai i djeshmi, teksa bie në sy se të tre viktimat janë regjistruar në qytetin e Gjilanit.

Ndërkohë më shumë raste pati Prishtina 22, ndjekur nga Vushtrria 20 dhe Mitrovica e Skënderaj me 17 e 16 raste.

NJOFTIMI NGA IKSHPK

346 TË SHËRUAR DHE 158 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.193 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 158 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (79, 78, 76 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 106.022 raste nga 546.741 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.198 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 346 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 96.668 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.156.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 22 raste, Vushtrri 20 raste, Mitrovicë 17 raste, Skenderaj 16 raste, Gjilan 11 raste, Lipjan 11 raste, Gjakovë 10 raste, Ferizaj 8 raste, Pejë 8 raste, Drenas 7 raste, Istog 5 raste, Viti 5 raste, Obiliq 4 raste, Deçan 3 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste, Kaçanik 1 rast, Podujevë 1 rast, Prizren 1 rast.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion