Vrau gruan pas gjyqit/ Djali i çiftit pa me sy vdekjen e nënës së tij

Aktualitet

Vrau gruan pas gjyqit/ Djali i çiftit pa me sy vdekjen e nënës

Skena e krimit në familjes që pa për protagonist ish-policin Koco Buzo në Elbasan, i cili vrau gruan e tij në prag të divorcit, është parë nga një prej djemve të tyre.

Ngjarja e rënde e regjistruar mesditën e kësaj të enjtes jashtë Gjykates së Elbasanit ka lënë pas një të vdekur ( gruan e autorit, Liljana Buzo), ndërsa janë plagosur avokati i viktimes dhe një kalimtar i rastit

Koco Buzo 56 vjec dhe gruaja e tij prekj 26 vitesh te martuar, kishin përfunduar në gjyq për divorc dhe ishin në seancën e parë të ballafaqimit.

Mirëpo gjërat kanë precipituar dhe kanë shkuar në këtë tragjedi që la jetime tashmë 3 fëmijë, një vajzë dhe dy djemë.

Raportohet se herë pas herë cifti ka pasur konflikte që buronin nga xhelozia e autorit.

Këtë të enjte pas seancës gjyqësore ai ka qëlluar fillimisht me thikë drejt gruas dhe më tej me armë duke e lënë të vdekur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion