Bilanci i Covid-19, katër gra shtatzëna të vdekura për pak ditë në Kosovë

Kosovë&Rajon

Bilanci i Covid-19, katër gra shtatzëna të vdekura për pak

Katër gra shtatzëna kanë vdekur për pak ditë në Kosovë, si pasojë e infektimit me koronavirus, ndërsa dy të tjera janë duke u trajtuar në njësinë intensive.

Mjeku përgjegjës në mjekimin intensiv, Mentor Alimusaj, ka thënë për gazetën Koha në Kosovë se në dy rastet e fundit është bërë edhe lindja e detyrueshme.

Para këtyre dy rasteve, në vend janë regjistruar edhe dy raste të tjera të vdekjeve të grave shtatzëna, duke e çuar në katër numrin e shtatzënave të vdekura nga COVID-19 në valën e variantit “Delta”.

Aktualisht në mjekimin intensiv janë duke u trajtuar edhe dy gra shtatzëna.

Rastet e vdekjeve te grupmoshat e reja janë shtuar ndjeshëm në këtë valë të pandemisë. Vetëm në tri ditët e para të shtatorit, nga 80 vdekjet e regjistruara, nëntë prej tyre ishin nën 40 vjeç.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion