Betohen 199 deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës, VV s`ka 61 votat për kryetarin

Deputetët e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës janë betuar me ceremoninë e betimit pas votimit të raportit të mandateve.
Me 119 vota pro, ka kaluar në Kuvendin e Kosovës raporti për Verifikim e Kuorumit dhe Mandateve të Deputetëve, të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.
“Konstatoj se 119 deputetë unanimisht kanë votuar raportin me votën për”, ka thënë Avni Dehari, kryesus i Kuvendit të Kosovës.
Propozimi i Vetevendosjes, per Albulena Haxhiun si kryetare Kuvendi nuk kaloi pasi nuk mori dot 61 votat e nevojshme.
Para votimit, kryesuesi i Komisioni i Përkohshëm për Verifikim e Kuorumit dhe Mandateve të Deputetëve, Artan Abrashi, ka theksuar se komisioni ka konstatuar vlefshmërinë e mandateve të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
“Në seancë konstitutive janë 120 deputetë, andaj Komisioni mbështetur në dokumentacionin e KQZ-së për certifikimin e zgjedhjeve, së bashku me listën përfundimtare të deputetëve i rekomandon seancës konstituive me vota unanime të anëtarëve të komisionit të përfaqësuar nga subjektet politike parlamentare, që t’i vazhdojë punimet sipas agjendës së paraparë me rregulloren e Kuvendit”, ka thënë kryesuesi i Komisioni i Përkohshëm për Verifikim e Kuorumit dhe Mandateve të Deputetëve, Artan Abrashi, gjatë prezantimit të raportit, pas mbledhjes së komisionit.
Përfundon mbledhja e Komisionit për verifikimin e mandateve
(E plotësuar, ora 13:20) Ka mbaruar mbledhja e Komisionit për verifikimin e mandateve të deputetëve. Deputetët janë duke u kthyer në sallën e Kuvendit të Kosovës.
LVV: Asgjë nuk ka ndryshuar nga praktika e 15 prillit
Pas takimit të Komisionit Verifikues të mandateve, deputetët e zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje kanë konfirmuar se ky subjekt politik nuk ka dorëzuar ndonjë dorëheqje të ministrave, përveç asaj që është dorëzuar më 15 prill.
“Asgjë nuk ka ndryshuar nga praktika e 15 prillit, vetëm se sot opozita ka dëshmuar se nuk ka qenë një kauzë reale dhe e vërtetë, por vetëm një vonesë në formimin e institucioneve. Si duket ndikoj shumë përmendja e zgjedhjeve, nuk janë të gatshëm për zgjedhje e kanë vetëm deklarim për media. Nuk është dorëzuar asgjë prej asaj që ka ndodhur me 15 prill. Ministrat kanë dorëzuar dorëheqjet te kryeministri dhe kryeministri e ka njoftuar kryetarin e kuvendit”, tha Kërçeli.
Kurse, Dimal Basha, e ka quajtur kauzë të rrejshme të opozitës dhe mbajtje peng të Kuvendit të Kosovës, mos votimin e mëhershëm të raportit për verifikimin e mandateve.
“Nuk mund të thuhet a ka dhënë dorëheqje ministri apo ministrja, për shkak se kur jep dorëheqje kryeministri, nuk ka mundësi të qëndrosh si ministër në detyrë”, ka thënë Basha.


