Babai i tij ndërron jetë, Kadri Veseli merr lajmin e hidhur në Hagë

Kosovë&Rajon

Babai i tij ndërron jetë, Kadri Veseli merr lajmin e hidhur në

Babai i ish-kryeparlamentarit të Kosovës Kadri Veseli ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Lajmin e ka bërë të ditur zyrtari i PDK-së, Donjet Bislimi.

“Ishe Hero sepse rrite heroin tonë të gjallë, Prehu në paqe Baci Fazli. Ngushëllime familjes Veseli, Mitrovicës dhe gjithë Kosovës!”, ka shkruar Bislimi.

Kadri Veseli ndodhet në paraburgimin e Hagës, pasi ngritjes së akt-akuzës për të dhe krerët e tjerë të UÇK për krime lufte. Pak kohë më parë Veseli mori leje dhe ishte në Kosovë për të parë të atin, i cili ndodhej në spital. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion