Arrestohen 8 persona për shpërthimin në veri të Kosovës, Svecla: Serbia është përgjegjëse

Kosovë&Rajon

Arrestohen 8 persona për shpërthimin në veri të

Tetë persona janë arrestuar për rastin e sulmit terrorist të në kanalin e ujit Ibër-Lepenci. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në konferencën e jashtëzakonshme ka thënë se Beogradi zyrtarë është përgjegjës për shpërthimin në Ibër-Lepenc

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se përgjegjëse për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, Kosova e mban përgjegjëse Serbinë.

“Sulmet e vazhdueshme të grupeve kriminale terroriste siç janë sulmet e fundit me granata në Zveçan dhe tani edhe sulmi i fundit terrorist i ndodhur mbrëmë ndaj infrastrukturës kritike janë sulme që dirigjohen nga Serbia dhe për këtë e mbajmë përgjegjës Beogradin zyrtar”, ka thënë ai.

Sveçla e ka cilësuar shpërthimin në Zubin-Potok si aktin më të rëndë të pasluftës.

Konferencë e jashtëzakonshme e policisë, pas sulmit në Ibër-Lepenc

Policia e Kosovës është duke mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për media në Qendrën Njësive Speciale “Enver Zymberi” në Mitrovicë. Në konferncë janë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë Gazmend Hoxha.

Kjo paraqitje i dedikohet zhvillimeve në veri të vendit, pas sulmit terrorist të ndodhur ndaj infrastrukturës kritike, gjegjësisht dëmtimit të kanalit të ujit të Ibër-Lepencit.

Siç është bërë e ditur gjatë ditës, disa të dyshuar janë arrestuar në fshatrat e Zubin-Potokut, pas bastisjeve nga Policia e Kosovës lidhur me shpërthimin në Ibër-Lepenc.

Përveç arrestimeve, është raportuar se policia ka konfiskuar edhe disa materiale të ndryshme. Kështu ka konfirmuar kryeministri Albin Kurti.

“Institucionet tona të sigurisë janë duke bërë përpjekje maksimale për zbardhjen e rastit dhe deri tani ato kanë kryer bastisje ku ka edhe të arrestuar, dëshmi e prova materiale. Të gjithë këta kriminelë dhe terroristë do të përballen me drejtësinë”, ka theksuar Kurti.

Sulmi ndaj Ibër-Lepencit ishte i treti brenda 72 orëve të fundit në veri të vendit, i banuar me shumicë serbe, pas shpërthimeve që ndodhën në një stacion policor dhe në ndërtesën e Komunës në Zveçan.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion