Arratiset për herë të 9 nga burgu Faton Hajrizi, i dënuar për vra...sjen e policit rus

Kosovë&Rajon

Arratiset për herë të 9 nga burgu Faton Hajrizi, i dënuar

Faton Hajrizi, i dënuar për vrasjen e policit rus të UNMIK-ut, është arratisur nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës. Për këtë arratisje ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Në një njoftim për medie, ShKK-ja ka treguar se tashmë është njoftuar edhe Policia e Kosovës për këtë arratisje.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se i dënuari F. H. është larguar nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës, institucion i tipit të hapur.

Ai është gjithashtu përfitues i vikendit. Herën e fundit që ka shfrytëzuar vikendin ishte nga data 01 deri më 03 të këtij muaji.

Për largimin e tij nga institucioni është përgatitur letërrreshtimi dhe është njoftuar edhe policia.

Lidhur me rastin, deri në përfundim të hetimeve, është suspenduar oficeri i dhomës së vëzhgimit, F.R.” – njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës./indeks

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion