Ambasadori gjerman apel Kosovës: Masat e njëanshme i hedhin benzinë zjarrit

Kosovë&Rajon

Ambasadori gjerman apel Kosovës: Masat e njëanshme i hedhin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka ndarë të njëjtin shqetësim me Bashkimit Evropian ndaj veprimeve të fundit të autoriteteve të Kosovës, që çuan në mbylljen e komunave paralele në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë.

Bashkimi Evropian i është bashkuar kritikave të shprehura edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për operacionet e autoriteteve të Kosovës në institucionet komunale në Kosovë të administruara nga Serbia.

Në një deklaratë të lëshuar të dielën në mëngjes nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS) kërkohet që statusi i këtyre institucioneve të zgjidhet përmes dialogut në kuadër të themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë Serbe.

BE-ja i bëri thirrje autoriteteve të Kosovës të “ndalin veprimet e njëanshme që nxisin tensione”, ndërsa ambasadori shtoi  se pajtohet me këtë reagim të BE-së.

“Sërish, plotësisht përkrahi këtë deklaratë! Masat e njëanshme vetëm sa i shtojnë benzinë zjarrit dhe janë e kundërta e reduktimit të tensioneve. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë është platforma e përshtatshme për t’i adresuar këto çështje”, ka shkruar Rohde në platformën “X”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion