Albulena Haxhiu sërish s`merr dot votat për kryetare të Kuvendit të Kosovës

Kosovë&Rajon

Albulena Haxhiu sërish s`merr dot votat për kryetare të Kuvendit

Kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu për herë të tretë nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për kryetare të Kuvendit.

Në votimin e sotëm 57 deputetë kanë votuar për, 46 kundër dhe 3 kanë abstenuar.

Kësisoj, kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari ka thënë se në bazë të rezultateve të votimit kjo kandidate nuk kalon dhe si rrjedhojë seanca ndërpritet dhe do të vazhdojë të premten në orën 11:00.

LDK votoi sërish kundër, derisa deputetët e Nismës edhe kësaj radhe abstenuan. Gjatë propozimit të Albulena Haxhiut, Glauk Konjufca u shpreh:

“Lëvizja Vetëvendosje propozon atë që ishte gjithë, Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit dhe ju ftoj ta mbështesni dhe të dalim nga kjo bllokadë”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion