Aksioni i kontrabandës në veri, vijon tensioni mes policisë dhe qytetarëve serbë

Kosovë&Rajon

Aksioni i kontrabandës në veri, vijon tensioni mes policisë dhe

Aksioni në veri vijon dhe situata mes policisë dhe qytetarëve vijon të jetë e tensionuar. Aktualisht aksioni është në në Zveçan, ku siç raportohet situata është e tensionuar siç ishte më herët edhe në veri të Mitrovicës.

Por, aksioni nuk është pëlqyer nga qytetarët serb, të cilët kanë bllokuar rrugët në këtë komunë, ndërkaq policia është duke përdorur gaz lotsjellës. Po ashtu policia është sulmuar edhe gjatë aksionit në veri të Mitrovicës.

Aksioni i kontrabandës në veri, vijon tensioni mes policisë dhe

Policia e Kosovës ka nisur sot një operacion në disa lokacione të ndryshme, ku bëjnë pjesë katër rajone të Kosovës si Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu dhe Mitrovicë Veriore, ku është goditur rrjeti i kontrabandës. “Policia e Kosovës, në vazhdën e realizimit të objektivave strategjike për parandalim të veprave penale, konkretisht luftën e pa kompromis ndaj kontrabandës së mallrave, sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë disa lokacione të ndryshme, ku bëjnë pjesë katër rajone të Kosovës si Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu dhe Mitrovicë Veri”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

ME TE LEXUARAT