Aksident tragjik në qytetin shqiptar, vdes 23-vjeçari, në gjendje të rëndë vëllai i tij

Kosovë&Rajon

Aksident tragjik në qytetin shqiptar, vdes 23-vjeçari, në

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Prizren, ku një person ka vdekur dhe vëllai i tij ka mbetur i plagosur.

Mjeti që drejtohej nga një 23-vjeçar ka humbur drejtimin dhe është përplasur me një mur, ndërkohë që lëndime trupore ka marrë dhe vëllai i tij, i cili është dërguar drejt spitalit në gjendje të rëndë.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit Vesel Gashi.

Ai ka thënë se viktima ishte dërguar për trajtim në Qendrën Emergjente në Prizren, por nuk kishte arritur t’i mbijetonte plagëve të marra nga ky aksident.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekspertizë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Policia po i vazhdon hetimet për të zbardhur rastin e aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion