I nxehti ekstrem pushton Spanjën, termometri shënon mbi 40 gradë
Lajmifundit
/
12 July 2021, 09:26
Bota

Spanja gjithashtu është viktimë e motit ekstrem. Shërbimi Kombëtar Meteorologjik në Spanjë ka paralajmëruar se temperaturat do kalojnë 40 gradë celcius. Sipas AEMET, kjo gjendje do jetë në pjesën më të madhe të vendit.
Aktualisht në Madrid dhe Sevilje termometri shënoi mbi 40 gradë, ndërsa ditën e sotme pritet që ky mot të pushtojë edhe pjesë lindore të vendit.
“Fatkeqe” do jetë Lugina e Guadalquivir, afër Seviljes që pritet që të shkojnë temperaturat 44 gradë.


