Aksident i rëndë në Kosovë, 13 persona dërgohen me urgjencë në spital

Kosovë&Rajon
Aksident i rëndë në Kosovë, 13 persona dërgohen me
ilustrim

13 persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur sot në fshatin Grackë e Vjetër në Lipjan. Në aksident janë përfshirë tri automjete.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:30, në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë përfshirë tri automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, 13 personave u është ofruar ndihmë mjekësore”, ka njoftuar Ahmeti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion