Lefter Maliqi ‘plas bombën’: Ja çfarë fshihet pas nismës për shkarkimin e Ilir Metës

Politikë

Lefter Maliqi ‘plas bombën’: Ja çfarë fshihet pas

Deputeti Lefter Maliqi ka folur sot për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, duke u shprehur se është një diversion politik për të shmangur vëmendjen nga vjedhja e votave me patronazhistë.

Ai tha në “Ora News” se shteti kishte në dorë prokurorinë dhe policinë, duke bërë një batërdi zgjedhore. Sipas tij, ajo që fshihet nga kjo lëvizje është një diversion politik për të shmangur vëmendjen nga vjedhja e votave me patronazhistë.

“Nisma për shkarkimi ne Metës, është një diversion politik për të shmangur vëmendjen nga vjedhja e votave me patronazhistë. Kjo është një shashkë e radhës sepse nuk ka një shkelje sepse presidenti largohet vetëm kur bën ndonjë krim të madh kriminal. Dora kriminale bëri batërdi në zgjedhje nën thundrën e policisë dhe prokurorisë që i kanë dhënë krah krimit për të kërcënuar dhe për të ndarë para mes tyre. SPAK-u dhe prokuroritë nuk kanë vepruar aspak lidhur me krimin elektoral. Vepra e blerja e votës ka ndodhur para votimeve”, u shpreh Maliqi për Ora News.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion