23 vite nga masakrimi i familjes Jashari, Osmani: Prekazi i Ademit është bërë referencë e lirisë

Kosovë&Rajon

23 vite nga masakrimi i familjes Jashari, Osmani: Prekazi i Ademit

Ushtruesja e detyrës së presidentit Vjosa Osmani ka marrë pjesë në manifestimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për nder të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 23 vite nga ngjarja makabre, Osmani tha se e komandantit Adem Jashari, familjes së tij dhe gjithë banorëve të Prekazit treguan se me lirinë nuk ka kompromis.

 “Sot 23 vjet më parë në Prekaz familja Jashari luftoi për të mbrojtur familjen, Prekazin dhe gjithë Kosovën, duke dhënë shembullin e rrallë në historinë e një familje që bëri sakrificën më sublime që ne sot të gëzojmë lirinë dhe pavarësinë. Prekazi i Ademit është bërë referencë e lirisë, rast unikat në historinë e re te njerëzimit, kur një familje sakrifikohet për të mirën e përgjithshme, për lirinë e vendit”, u shpreh Osmani.

ME TE LEXUARAT