I dënuar me burg për vrasje në Itali, arrestohet 30-vjeçari në Fier

Aktualitet

I dënuar me burg për vrasje në Itali, arrestohet

Një 30 vjeçar është vënë në pranga të policisë në Fier, pasi është dënuar për vrasje të kryer në bashkëpunim dhe vjedhje me dhunë.


Policia njofton se është arrestuar Izmir Krasniqi, banues në Fermë Çlirim, Fier, i dënuar me 14 vite burg në Itali.

‘Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Torinos/ Itali e ka dënuar me 14 vjet burg, për veprat penale "Vrasje në bashkëpunim" dhe "Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim", parashikuar nga Kodi Penal italian. ‘- njofton policia.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

ME TE LEXUARAT