Dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja në Korçë

Aktualitet

Dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet

Një edukatore është arrestuar në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4-vjeçar në kopshtin ku ai qëndronte.

Ngjarja është zbuluar pas kallëzimit të bërë nga nëna e të miturit. Ajo iu drejtua policisë pasi kishte vënë re se djali i saj prej disa ditësh nuk ishte në gjendje të mirë. Sipas informacioneve paraprake, fëmija i kishte treguar se ishte goditur nga edukatorja.

Pas denoncimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë kryer veprimet hetimore, përfshirë këqyrjen e pamjeve filmike.

Në përfundim të verifikimeve, edukatorja është arrestuar për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion